Në prag të publikimit të filmit më të fundit James Bond

Filmi “Specter” me James Bond merr vlerësimet më të mira të kritikëve, përpara se ai të shfaqet në kinema më 26 Tetor. Peter Bredshou i “The Guardian” e cilëson tmerrsisht emocionues, spektakolar dhe zhurmshëm argëtues. Për “The Times” është “shume i bukur”. Ndërsa për “The Indipendent” ruan ngjashmerine me parardhësin e sukseshem “Skyfall” të 2012. Aktori Daniel Greg kthehet në rolin e spiunit britanik 007, në filmin që mbanin emrin e “Spectre” sipas një organizate kriminale.

Aktorët protagonistë në këtë film janë: Kristof Valtz, dy herë fitues i çmimit Oskar, aktorja franceze Lea Seydoux dhe ajo italiane me famë botërore Monika Belluci. Sipas “Daily Mirror” Spectri është një aventurë, me momentet më të mira të superspiunit, me akrobacitë më befasuese që të lënë gojëhapur.

Sipas “The Sun”, filmi përmban të gjithë elementet klasikë, të shumëpritur nga fansat.  Ndërsa për “Variety”, filmi i ri me agjentin 007 ka një nga hyrjet më të bukura. Megjithatë pati dhe vlerësime jo të mira.

“Hollivud Reporter” tha se është më pak se “Skyfall” duke rënë sërish tek klishetë.  Kritiku i filmave Xhejson Solomons thotë për BBC – në se “seria e re me James Bond merr “8 pikë nga 10 të mundshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button