Faturat e energjisë elektrike tani mund të paguhen përmes internetit

EVN Maqedonia promovon shërbim të ri e-pikë me të cilën shfrytëzuesve u mundëson t’i paguajnë faturat për energji elektrike përmes internetit me cilëndo kartelë kreditore ose debitore pa provizion.

Me këtë shërbim shpejtë, lehtë, dhe sigurtë do të mund të paguhen faturat e mbetura ose të tanishme, harxhimet për kyçje të re ose të sërishme, si dhe borxhe tjera, pa kurrfarë provizioni.

Shërbimi është destinuar për personat fizik, ndërsa shfrytëzuesit të cilët kanë më shumë llogari, munden t’i grupojnë në profilin personal dhe do të kenë kontroll  të të gjitha harxhimeve në një vend.

Për krijimin e profilit shfrytëzues në ueb faqen ëëë.evn.mk e nevojshme është të futet numri shfrytëzues, numri i faturës për energji elektrike dhe posta elektronike e shfryëtzuesit. Më tutje, gjatë çdo regjistrimi, shfrytëzuesi do të marrë kontroll detajor në të gjitha harxhimet, në çdo kohë të ditës. Me e-pikën, shfrytëzuesit kanë mundësi edhe të mos brengosen për arritjen e faturave.

Nga kompania thonë se online pagesa është mundësi e shkëlqyer për ato shfrytëzues të cilët udhëtojnë shpesh ose jetojë në vendet e huaja, ndërsa kanë pronë në Maqedoni,  por edhe për të gjtihë ato të cilët deri tani kanë pasur shprehi të paguajnë me kartela kreditore në vendet paguese të EVN Maqedoni. Me e-pikën shfrytëzuesit do të kursejnë kohë,  para dhe energji, ndërsa në të njëjtën kohë do të kenë kontroll të tërësishëm të të gjitha harxhimeve, qëndron në kumtesë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button