Vritet një zyrtar i Vëllazërisë Muslimane në Egjipt

Në qytetin Asjut në jug të Egjiptit forcat e sigurisë kanë vrarë njërin prej liderëve të Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ihvan), raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Brendshme të Egjiptit thuhet se kanë marrë informacionet se Ahmed Zekerija Ramazan Muhammed një prej zyrtarëve të Ihvanëve që kërkohej për krime dhe terrorizëm ishte fshehur në qytetin Asjut.

“Në përleshjen që filloi pasi u hap zjarr kundër policëve që ndërmorrën operacionin në shtëpinë ku fshihej Muhammed personi në fjalë është plagosur duke u qëlluar në shpinë dhe më pas ka humbur jetën në spitalin universitar Asjut”, thuhet në njoftimin e MPB-së të Egjiptit.

Një zyrtar i Ihvanëve i cili nuk deshi të identifikohet për arsye sigurie në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se personi në fjalë është ekzekutuar nga forcat e sigurisë.

“Policët e Ministrisë së Brendshme e masakruan Ahmed Zekeriya Ramazan Muhammed në shtëpinë e tij në Asjut. Forcat e sigurisë i vrasin qytetarët në mënyra të paligjshme dhe përpiqen ti mbulojnë me histori të pavërtetë”, ka zyrtari i Ihvanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button