Çokollatat e MPB-së kushtojnë 77 mijë euro

Ministria për Punë të Brendshme ka nënshkruar një tender për çokollata me vlerë prej 77 mijë eurosh.

Ashtu siç mund të shihet edhe në web faqen për tender publik që është publikuar më 6 tetor, ndërsa kompanitë mund të jenë pjesë e tenderit deri më datë 26 tetor. Ashtu siç është në tenderin publik qëndron “çokollat me specifikim” ndërsa vlera e tenderit pa TVSH-në është 4.743.000 denarë apo rreth 77 mijë e 122 euro. Nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk kanë dhënë hollësi se çfarë ju duhen të gjithë ata çokollata dhe cili është qëllimi i tyre.

Kontrata për shpërndarjen e çokollatave është për një vit. Për një çokollatë prej 100 gramëve në tregun me shumicë mund të gjendet me 40 denarë që nëse e bëjmë një krahasim, atëherë ministrisë së Punëve të Brendshme në bazë të tenderit do t’i duhet më shumë se 100 mijë çokollata.

Në këtë njoftim MPB-ja kërkon edhe kushte tjera për kompaninë të cilët do të aplikojnë në këtë tender.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button