Paditet ish-kryeministri izraelit për ndërhyrjen në anijen Mavi Marmara

Njëra nga familjet e viktimave të ndërhyrjes izraelite të viti 2010 në anijen me ndihma humanitare Mavi Marmara, ka paditur ish-kryeministrin izraelit, Ehud Barak për rolin e tij në sulmin vdekjeprurës, tha një ekip i avokatëve të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas padisë, e cili ishte dorëzuar më 16 tetor në një gjykatë federale në Kaliforni, pretendohet se ish-kryeministri është i përfshirë direkt në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit që rezultoi me vdekjen e nëntë shtetasve turq, si dhe një amerikani 19-vjeçar me origjinë turke, Furkan Dogan.

Padia është ngritur nga familja Dogan, e cila tha se Ehud Barak “nuk ka parandaluar apo ndëshkuar shkeljet e të drejtës ndërkombëtare të kryera gjatë operacionit të IDF (Forcat Mbrojtëse Izraelite) duke ratifikuar sjelljen e paligjshme”.

Barak, i cili ishte atë kohë ishte ministër i mbrojtjes kur ndodhi sulmi më 31 maj 2010, i janë dorëzuar letrat ligjore të martën, pasi ai mbajti një fjalim në Thousand Oaks, Kaliforni, sipas një deklarate për shtyp të lëshuar nga avokatët.

Ai drejtoi sulmin e forcave izraelite ndaj Mavi Marmaras, e cila ishte pjesë e anijeve “Gaza Freedom”, që transportonte ndihma humanitare dhe materiale ndërtimore për palestinezët në Rripin e Gazës, që vazhdon të jetë nën bllokadën izraelite.

“Ehud Barak ka marrë pjesë në planifikimin, ekzekutimin, dhe mbikëqyrjen e operacionit të forcave izraelite, dhe është përgjegjës për dhënien e urdhrave, ndihmës dhe inkurajimit, si dhe përgjegjësinë për ushtrimin e detyrës komanduese mbi operacionin që rezultoi me tortura dhe vrasjen e jashtëligjshme të Furkan Dogan”, thuhet në padi

“Veprimet dhe mosndalimet e të pandehurit Barak ishin të paramenduara, me dashje, të qëllimshme, i paarsyeshëm, me qëllim të keq dhe shtypës, i cili duhet të dënohet për dëmet e shkaktuara” shtohet më tej.

Dogan ishte duke filmuar operacionin kur ai u sulmua dhe u qëllua pesë herë, duke përfshirë edhe një herë në kokë.

“Në bordin e Mavi Marmaras, forcat izraelite morën jetën e djaloshit 19-vjeçar i cili mbante një kamera”, tha Hakan Camuz, përfaqësues i familjes Dogan, në një njoftim për shtyp. “Ai u qëllua pesë herë. Goditja e fundit ishte në kokë. Ai meriton drejtësinë”.

Dan Stormer, një avokat nga Los Angeles, zyra e të cilit ka ngritur padinë, tha se Ehud Barak është “kriminel lufte”, dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprat e tij.

“Tani, për herë të parë pas pesë vitesh, njëri nga autorët e masakrës në Mavi Marmara është akuzuar,” tha Stormer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button