Mbi 130 mijë njerëz vuajnë nga mungesa e ushqimit në RD të Kongos

Mbi 130 mijë njerëz vuajnë nga mungesa e ushqimit në provincën lidore Ituri, të Republikës Demokratike të Kongos (DRC) si pasojë e pranisë së grupëve të armatosura, deklaroi një përfaqësues i Kombeve të Bashkuara (KB), raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjendja e mjerueshme e rrugëve dhe pasiguria në rajon pamundësojnë sjelljen e ndihmave humanitare për njerëzit”, deklaroi të mërkurën koordinatori i KB-ve për veprim humanitar, Amadou Diallo.

Gjatë konferencës javore, ai tha se njerëzit të cilët përballen me abuzime nga grupet e armatosura në pjesën lindore të vendit nuk kanë qasje në nevojat themelore të tyre, siç është uji për pije.

Diallo tha se është e papranueshme që një rajon me potencial për prodhim agrokulturor të vuajë nga mungesa e ushqimit.

Në konferencën e njëjtë, koloneli Felix Prosper Basse, në cilësi të zëdhënësit të Misionit të KB-ve në RD të Kongos, tha se është e nevojshme që ushtria e Kongos të vazhdojë operacionet me paqeruajtësit në mënyrë që të zhdukin fenomenin e grupeve të armatosura.

Në bazë të të dhënave të Human Rights Watch, nga viti 2014 e këndej, kryengritësit e Forcave të Aleancës Demokratike të Ugandës (ADF) dhe kryengritësit e Ruandës (Ruanda dhe Uganda janë shtete fqinje) kanë kryer sulme të shumëfishta në lindje të RDK-së duke lënë të vdekur 450 njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button