Dukesha Kate Middleton shtatzënë për herë të tretë?

Prej pak ditësh qarkullonin zëra në lidhje me shtatzëninë e radhës së Dukeshës së Cambridge, Kate Middleton. Mediat tashmë shkruajnë se familja mbretërore do të zgjerohet akoma më shumë. Burimet citojnë se Kate dhe William kanë bërë të pamundurën që ta mbajnë sekret këtë lajm surprizë për të gjithë.

Princi William 33 – vjeç dhe Kate Middleton 33 – vjeç aktualisht kanë dy fëmijë, Princ George dhe Princeshën Charlotte. Edhe në këtë shtatzëni thuhet se Kate ka të njëjtat probleme si me dy fëmijët e parë, pasi vuan nga “hyperemesis gravidarum”, gjendje e përkeqësuar në orët e para të mëngjesit.

Ky lajm e ka bërë akoma edhe më të lumtur çiftin mbretëror, të cilët duket se e kanë nisur me hapa të shpejtë zgjerimin e kësaj familje. Kujtojmë se Princesha Charlotte erdhi në jetë më 2 Maj të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button