‘Arbnori’ e bën nervoz Mimozën! (Video)

Me gjithë angazhimin për të mirën e qytetarëve të saj, ajo ka gjetur kohë të merr pjesë edhe në serialet vendore.

Bëhet fjala për të parën e qytetit të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila është shfaqur me një rol episodik në serialin ‘O sa mirë’ teksa shihet përkrah Edi Kastratit, transmeton Telegrafi.

Në fakt, ajo viziton studentin gjakovar të njohur me emrin Arbnor, i cili me sa duket e ka bërë nervoz kryetaren, pasi ky i fundit ka treguar mos sukses në mësim.

“A jam nervoz, a jam nervor edhe po pyet…”, ndër të tjerash i thotë Kusari-Lila “studentit Arbnor”, i cili ka publikuar një pjesë të shkurtër të videos nga xhirimet e serialit.

Ndryshe, ditë më parë kanë filluar xhirimet e serialit të lartpërmendur dhe së shpejti pritet të shfaqet para publikut.

 

https://instagram.com/p/9Gb2YRBUeB/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button