Nxënësit e shkollave të mesme ankohen te KH për obstruksione në protesta

Gjatë ditës së djeshme në adresën e Komitetit të Helsinkut kanë arritur denoncime për kërcënime ndaj nxënësve të shkollave të mesme të cilët morën pjesë në protestën e djeshme kundër reformave të këqija në arsim, transmeton Portalb.

“Janë shqetësuese edhe mbyllja e nxënësve në shkolla nga persona zyrtar. Ua kanë mbyllur derën e shkollës, që të mos dalin në protesta”, kumtojnë nga Komiteti Helsinkut.

Me moton “Stop reformave të këqia në arsim”, Plenumi i shkollave të mesme ka protestuar dje  para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë (MASH). Qindra nxënës me transparentet e tyre shprehën dëshpërimin nga  deklaratat e ministrit të arsimit, Abdylaqim Ademi, dhe injorimit nga organet kompetente në lidhje me vazhdimin e reformave në arsim./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button