Shkupi do të fitojë tualete publike automatike!

Qyteti i Shkupit punon në realizimin e projektit dhe për momentin hartohet hulumtimi i tregut, si pjesë e patjetërsueshme para shpalljes së thirrjes publike, thuhet në kumtesën e qytetit të Shkupit.

“Pritet që gjatë muajit të ardhshëm të shpallet tenderi që saktë do të specifikohet ku do të jenë lokacionet e vendosjes së tualeteve, numri i tyre dhe llojet e nyjave sanitare, dhe nëse gjithçka shkon sipas dinamikës së parashikuar, tualetet do të vendosen në fillim të vitit 2016”, thonë nga sektori për marrëdhënie me opinion pranë Qytetit të Shkupit.

Siç ishte paralajmëruar vitin e kaluar bëhet fjalë për lokacionet Sheshi Maqedonia dhe Filipi i II-të, Keu i Vardarit dhe disa vende të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button