Gjysma e shpalljeve për punë me përmbajtje diskriminuese

Debati  i sotëm me temë “sfidat e diskriminimit të shumëfishtë” organizuar nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar e mbështetur nga OSBE dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, prezanton të dhëna frapante mbi diskriminimin në sektorin privat.

Të dhënat e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, tregojnë se diskriminimi  është një dukuri  shumë e theksuar në Maqedoni e cila manifestohet në të gjitha format, por më të theksuara janë prejudikimet në aspektin gjinorë, politik , etnik, gjuhësor, statusit social, etje.
Anëtari  i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi Jovan Ananiev, theksoi se që nga formimi i Komisionit për mbrojtje nga  diskriminimi në vitin 2011, janë shtruar mbi 200 ankesa për diskriminim nga qytetarët.

“Analizuam shpalljet për punësim në sektorin publik dhe privat dhe vijmë deri tek të dhënat  frapante se rreth 46% në këto shpallje për sektorin privat janë me përmbajtje diskriminuese. Shumë aplikues dërgojnë ankesa ku thonë se janë të diskriminuar në bazë politike. Është vështir të përcaktohet çka paraqet përkatësia politike, nëse ajo paraqet besim personal apo posedim të librezës partiake. Kishim dy situata ku reagoi komisioni dhe të dy personat  u kthyen në punë ndërsa u ankuan se janë diskriminuar në bazë politike, bëhet fjalë për sektorin publik”. Jovan Ananiev, antar i komisionit për mbrojtje nga diskriminimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button