Fakulteti i Arteve të USHT-së me Hapsira të reja

Janë inauguruar sot hapësirat e reja të fakultetit të arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, që gravitojnë në kuadër të shtëpisë së kulturës në Tetovë. Ky është projekt i përbashkët i Ministrisë dhe USHT-së.

Studentët e artit,  kanë fituar hapësirat e tyre të reja dhe moderne për zhvillim të procesit edukativo arsimorë. Me renovimin dhe adoptimin e këtyre hapësirave, studentët kanë fituar disa mësojtore, bibliotekën fakultative dhe një sallë amfiteatrale

“Në këtë objekt I cili kah moti ka qenë I lënë dhe nuk ka pasur fare investime apo intervenim për të përmirësuar kushtet që dikush të mundë të punojë pa marrë parasysh është universitet apo tjetër. Tani studenti e ka fjalën kryesore të punojë të angazhohet dhe të krijohet vërtetë një kuadër i cili do i përgjigjet kohës nevojës vendit por parasëgjithash konkurrencës brenda por edhe të jenë konkurrentë me bashkëmoshatarët e tyre në rajon”, u shpreh Safet Neziri, zv/ministër i arsimit dhe shkencës.

“Përurimi i ambienteve të reja të këtij fakulteti për nevojat e programeve studimore të tij paraqet një nga momentet më të rëndësishme për të gjithë ne, sidomos për studentët e të gjitha drejtimeve sepse që sot, ata, kanë mundësi që ti ndjekin studimet e tyre në kushte shumë më të favorshme të cilat jemi të bindur se do të ndikojnë drejtë për së drejti në suksesin e tyre dhe veprimtarinë tonë të përgjithshme”, deklaroi Muamer Sadiku, dekan i fakultetit të arteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button