Kosova fitoi betejen e parë për pranim në UNESCO, faza tjetër pas dy jave

Vendimi final për pranimim e Kosovës në UNESCO përfundimisht do të merret në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila mbledhet nga 3-18 nëntori, raporton Anadolu Agency.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet zëvendëskryeministri dhe njëherësh, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes të psotimit të tij në rrjetin social twitter.

Ai ka shkruar se, 25 vota ishin pro Kosovës, 14 kundër dhe 14 kishin abstenuar gjatë votimit për rekomandimin që Bordit Ekzekutiv ia kishte bërë Shqipëria që, për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO të vendoset në mbledhjen e Asamblesë së Përgjıthshme.

Më herët, me kërkesë të Rusisë dhe Kubës, dy vendeve që kundërshtuan pranimimn e Kosovës në UNESCO, ishte ndërprerë përkohësisht mbledhja por as vazhdimi i saj nuk solli ndonjë ndryshim dhe kundër-kërkesa e Serbisë e mbështetur nga Rusia, që vendimi për pranimin e Kosovës të shtyhet për dy vjet, nuk kaloi.

Ndërkohë, vendimi final për pranimin e Kosovës në UNESCO do të merret në mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë së këtij institucioni, që përbëhet nga 195 vende anëtare dhe 6 anëtare me të drejta të kufizuara.

Për pranimin e Kosovës nevojiten dy të tretat e shumicës së votave në Asamblenë e UNESCO-së apo në shifra, 111 vota.

Kërkesa për pranimin e Kosovës në UNESCO, zyrtarisht ishte parashtruar nga Shqipëria dhe ishte mbështetur nga 45 vende anëtare, në mesin e të cilave SHBA, Turqia, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, İtalia, Austria, Sllovenia, Norvegjia etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button