Gostivar, hapet biblioteka e parë elektronike shkollore në Maqedoni

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në një takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Maqedoni, Miroslav Ramesh dhe zëvendësi i tij Milan Fisher. Kryetari Bejta dhe ambasadori Ramesh bashkë me drejtorin e shkollës “Bashkimi”, Mersel Sadiku në këtë shkollë e promovuan bibliotekën elektronike, e cila është rikonstruuar me donacion të Ambasadës së Republikës së Çekisë. 

Kjo është biblioteka e parë e këtij lloji në një institucion shkollor në vendin tonë, kurse vlera e donacionit është 20 mijë euro. 

Ambasadori Miroslav Ramesh tha se me Gostivarin kemi pasur bashkëpunim të mirë tani e 11 vite. Fillimisht realizuar projektin për rekonstruimin e shkollën “Liria” të fshati Vërtok, ku u bë zëvendësimi i dyerve dhe dritareve të vjetra me të reja. Projekti tjetër u realizua në shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, me vënien në funksionin të paraleles speciale për fëmijët me shikim të dëmtuar. 

“Projekti tjetër është biblioteka elektronike në këtë shkollë. Vlera e këtyre investime nuk është aq e madhe në aspektin financiar, por janë të rëndësishme nga fakti se u dedikohen gjeneratave të reja që janë perspektivë e një shoqërie”, theksoi ambasadori Ramesh. 
Drejtori i shkollës Mersel Sadiku shprehu mirënjohje për qeverinë dhe popullit çek, për donacionin e dhuruar në shkollën që drejton ai. 


“Janë zëvendësuar dritaret, dera, dyshemeja, është bërë vendosja e ndriçimit te ri, rafteve, tavolinave dhe karrigeve të reja si dhe vendosja e sistemit elektronik te bibliotekës. Qasja e nxënësve do jetë në forme elektronik, me të gjithë literaturën shkollore duke përfshi libra, lektyra dhe material i nevojshëm nga plan programi shkollor, dhe do të mund të përdoren edhe nga shtëpia”, tha Sadiku.

“Urime për hapjen e bibliotekës së parë elektronike në qytetin e Gostivarit, dhe kjo është biblioteka e parë elektronike në nivel nacional nëpër shkolla.”, tha Bejta. 

Lajme të ngjashme

Back to top button