Maqedoni, nesër shi edhe mbi 50 litra në një metër katror dhe borë në male

Të reshura të shiut dhe mbi 50 litra në një metër katror në disa vende dhe borë e përkohshme në majat më të larta malore, paralajmëron për nesër Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Të reshurat e shiut nesër do të fillojnë nga orët e hershme të mëngjesit në pjesët jugore dhe perëndimore. Në orët e paradites do të përhapen gjithkund dhe kryesisht do të jenë me intensitet mesatar, që do të kontribuojë që sasia e përgjithshme e shiut në disa vende të jetë mbi 50 litra në një metër katror. Nuk përjashtohet që në majat më të larta malore të ketë edhe borë e përkohshme. Do të fryjë erë e matur deri veriore. Temperatura do të lëviz prej shtatë deri 13 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe të reshura të përkohshme të shiut, të cilat përkohësisht do të jenë me intensitet mesatar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri nëntë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 10 gradë Celsius.

Të premten të reshurat do të ndalen dhe gjatë ditëve në vijim do të mbisundojë mot me diell me vranësira mesatare dhe me rritje të temperaturave ditore, të cilat të dielën do të lëvizin prej 14 deri 20 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button