Këshilltarët e LSDM-së, kërkojnë përgjegjësi për tenderin skandaloz me “Drisllën”

Koordinatorja e grupit të këshilltarëve të LSDM-së, në Këshillin e qytetit të Shkupi, Sofija Kunovska, shtron pyetjen  kryetarit të qytetit të Shkupit, Koce Trajanovskit, se sa do tu kushtojë qytetarëve  të kryeqytetit marrëveshja skandaloze për deponin “Drislla” me koncersiumin italian “FCL Ambiente”, marrëveshje që peshon 74 milion euro.

“Vendimi i Gjykatës së lartë që ju e fshihni, doli në publik. Ky gjyq ka gjykuar në favor të firmës gjermane që ka ngritur padi. Kjo firmë zbuloi se qyteti i Shkupit në mënyrë skandaloze biznesin me deponin i’a  ka dhënë një firme italiane e cila është formuar menjëherë pas hapjes së tenderit”, thotë Sofija Kunovska.

Grupi i këshilltarëve të LSDM-së, kërkon nga Koce Trajanovski që para opinionit të tregojë, nëse këtë e mbajtur të fshehur me heshtjen e tij? 

Grupi i këshilltarëve pyet kryetarin Koce Trajanovskin nëse ky është leksioni që ka mësuar nga kryeministri për etikën në punë?

Grupi I këshilltarëve të LSDM-së, në qytetin e Shkupit, insistojnë në përgjegjësinë e Trajanovsit për rastin “Famoz” Drislla.

Lajme të ngjashme

Back to top button