Musa Xhaferi: Dorëheqja ime nuk është diskutuar në BDI

Zv/kryeministri Musa Xhaferi nuk ka shpjeguar nëse do të japë dorëheqje, ashtu siç është përfolur në media. “Mendoj se duhet t’i pyesni burimet spekulative. Një çështje të tillë nuk e kemi diskutuar në organet partiake. E di që kemi hyrë në fushatë dhe nuk dua të spekuloj këtu”, ka deklaruar Xhaferi, i pyetur gjatë gazetarët gjatë një ceremonie në Komunën e Sarajit, raporton SHENJA.  

Xhaferi është pyetur edhe se cilat do të jenë hapat e BDI-së pas dështimit të procesit aktual të bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Ka vështirësi gjatë bisedimeve, ka vështirësi gjatë implementimit të marrëveshjes, nuk do të them se të gjitha mundësitë janë shterë. Ka shansa që të vazhdohet me dialog nëse insistohet për implementim të marrëveshjes, gjysma së cilës është në fazën gjysmake të realizimit. Besoj se të gjithë do të gjejnë forca që të mos të kthehet procesi pas, mos të dështojë, duke pasur parasysh mbështetjen e fortë ndërkombëtare të Washingtonit dhe Brukselit”, ka deklaruar Xhaferi.

Sipas tij, kjo marrëveshje është e rëndësishme për të gjithë vendin gjithashtu është e rëndësishme për BDI-në, duke pasur parasysh se shteti është në një krizë të thellë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button