Pas gjashtë viteve dhe shumë promovimeve më në fund hapet çerdhja në Saraj

Që nga viti 2009 e deri më tani disa herë u promovua çerdhja e Sarajit e cila më në fund u përurua sotNë dy fushatat parazgjedhore të BDI-së, ishte pjesë e planprogramit.

Kurse në kuadër të projektit qeveritar “Çerdhe për çdo lagje”, sot zyrtarisht u hap çerdhja e parë në komunën e Sarajit të Shkupit. i pranishëm në hapjen e këtij institucioni parashkollor ishte edhe zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi dhe kryetari i Komunës së Sarajit,Bekim Murati.

Ndërkohë, Xhaferi para të pranishmit shprehi gatishmërinë e Qeverisë që të ndihmoj jo vetëm hapjen e çerdhes së sotme në Saraj, por edhe projekte të tjera në shërbim të qytetarëve shqiptar.

“Të gjithë qytetarëve u uroj këtë objekt të çerdhes. Është çerdhja e parë. Qeveria do te vazhdojë në realizimin e projekteve në funksion të qytetareve. Do te vazhdojmë të realizojmë programin qeveritar në bashkëpunim me komunat”, ka deklaruar Xhaferi.

Nga ana tjetër, kryetari i komunës Murati njoftoi të pranishmit se çerdhja e re është pritur me padurim nga prindërit e komunës për shkak se nga dita e sodit fëmijët e tyre do të kenë mundësin që ti akomodojnë sa më afër shtëpisë.

Ai informoi se këtë projekt e ka ndihmuar komuna me tre milion denar, ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me 19 milion denarë. Hapësira e çerdhes është 700 metra katrorë. Ndryshe komuna e Sarajit është afro 40 mijë banorë, çerdhja e sotme është e para në komunë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button