Gruevski pa përgjigje për bizneset e Mijallkov

Lista anketuese e drejtorit të Drejtorisë për zbulim dhe kundër-zbulim Sasho Mijallkov për vitin e fundit, për dallim nga ai i vitit 2008, për vetëm 5 vjet, tregon rritje të pasurisë së tij nga 1.1 në 2.7 milion euro.

Për vetëm 5 vjet ky zyrtar shtetëror ka rritur pasurinë e tij për 1.6 milion euro. 

Sa është rritur vlera e firmave të ti? A e di kryeministri se ky funksionar ka paraqitur 500 mijë euro ora dore dhe stoli dhe 300 mijë fotografi artistike? 

Kështu deputetja Radmilla Shekerinska ka pyetur kryeministrit Nikolla Gruevski në seancën e Kuvendit kushtuar pyetjeve të deputetëve.

Ajo shtoi se në listën anketuese nga viti 2008, Mijallkov ka paraqitur vetëm një pjesë të pronësisë në firmë vendore. Por pyeti se si është e mundur që në listën e fundit anketuese ai të jetë pronarë i dy kompanive vendore dhe dy kompanive të jashtme.

„Ka pasur një, ka shitur dy, ndërsa tani ka 4 kompani! Si është e mundur? Çfarë është ai biznes që punëtorit tuaj shtetëror dhe kushëririt të tij i sjell për çdo vit në llogari 19 miliona?  Çfarë është ai biznes që në llogari private i sjell rreth 1000 euro fitim ditor? Më e rëndësishme është se, shefi i policisë së fshehtë a është punëtor shtetëror apo biznesmen privat të cilit çdo vit fitimi i dyfishohet”, tha Sheqerinska.

“Do të ishte e logjikshme ti njohim ato firma të cilat ai i ka në shitje, dhe prap mbeten të tij dhe i sjellin fitim 1.6 milion euro për 5 vjet. Si ka mundësi që ta bëjë këtë kur në pajtim me vendimin e gjykatave“ai ka probleme psikike dhe shëndetësore?”, pyeti Shekerinska. 
Ajo parashtroi edhe ca pyetje konkrete.

“Cili është ai biznes në Maqedoni dhe jashtë me të cilin merret drejtori i policisë së fshehtë? Cili është ai biznes që e udhëheq kushëriri i ti? Ku jeton Mijallkov, jeton në Vodno, ku e shohin njerëzit dhe ku ai vendbanim nuk është i paraqitur?.

Kryeministri Nikolla Gruevski u përgjigj shkurt.

“Secili zyrtar ka për obligim ti paraqesë të dhënat në listën anketuese dhe këtë e kanë bërë. Këtë e ka bërë edhe Sasho Mijallkov. Për detaje do të përgjigjet vet ai, un nuk mund për secilin zyrtarë të jap përgjigje. Un di që para funksionit shtetëror Mijallkov ka qenë biznesmen privat” ka thënë Gruevski.

Por në këtë Sheqerinska tha se “nuk mund të pytetet një person që asnjëherë nuk vjen në seanca”.

 “Mendoj se mos-përgjigjja e juaj rreth pyetjes së parë, dhe vendimi i juaj që të heshtni rreth këtyre temave dëshmon se ndoshta opinioni e kritikon Mijallkovin pa të drejtë, shihet qartë se me  mbrojtjen e tij nga ana juaj, duket se ai është vetëm rojtari i kasafortës familjare, shfrytëzuesi kryesor, donatori kryesor si duket jeni ju zoti kryeministër”, deklaroi Radmilla Sheqerinska, LSDM.  

Lajme të ngjashme

Back to top button