Neziri: Fondi për vitin 2012 dukshëm ka ulur shpenzimet

Pas publikimit të lajmit të Portalb, se që nga viti 2009 nuk ka të dhëna në faqen e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor , për atë se si harxhohen paratë e Fondit, deklarohet drejtori Bekim Neziri.

Në bisedë me të, tha se të dhënat për harxhimin e parave për shkaqe teknike nuk janë publikuar në sajt. Ai gjithashtu shtoi se që nga ardhja e tij në këtë pozitë “harxhimet e imta” janë zvogëluar nga 22.005.00.00 denarë në 9.101.819,00 denarë në vit.

Pse atëherë këto të dhëna nuk i publikoni të dhënat në ueb sajt?
“Pranojmë kritika dhe është e saktë që nuk azhurnohet sajti ashtu si që duhet. Ne kemi mungesë të kuadrit, vetëm për 3 vite janë pensionuar 103 punëtorë dhe nuk kemi marrë kuadër për mirëmbajte të sajtit. Personat që deri diku publikojnë të dhënat nuk janë profesionist në këtë drejtim. Do ta përmirësojmë këtë” shprehet Neziri.

Ai thotë se Fondi ka 30 drejtori rajonale dhe 20 filiale dhe 780 të punësuar kështu që ky numër që figuron për vitin 2012 është e vogël për kërkesat  e tyre reale. 

“Kur erdha në këtë institucion konform të dhënave që i kemi pasur, kemi bërë kërkesë në të gjitha njësitë rajonale që janë në kuadër të fondit, ti shkurtojnë harxhimet për shkak të krizës që në kontinuitet viteve të fundit jemi ballafaquar si shtet dhe ne si fond. Edhe pse kjo 9 milion denarë mund të pranoj se është më tepër se restriktive sepse në fund të vitit 2012 kemi pasur probleme ti mbulojmë harxhimet. Do të kërkojmë që kjo 9 të kalojë në 11 ose 12 mijë denarë. “ thotë ai.

Këto janë të dhënat vjetore për harxhimet nën emrin ‘materialet e imta’, por nuk arritëm të marrim listë me detaje se sa janë harxhimet mujore për të njëjtat.

Në Fondin Pensional, përfaqësimi i shqiptarëve është 24,7%, thotë Neziri.

“Tendencë kemi ta risim këtë përfaqësim dhe të kemi kuadër kualitativ. Thuajse 40% të strukturave në Fondin Pensional janë shqiptarë” tha ai. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button