Marrëveshja e Përzhinos, Shilegov: Nuk përjashtohet mundësia e rifillimit të “bombave”

Pas dështimit të Marrëveshjes së Përzhinos, duke mos respektuar afatet e parapara në dokument, marrëveshja është lënë pezull.

Portalb ka kontaktuar me zëdhënësin e LSDM-së, Petar Shilegov. Sipas tij, ende është herët të spekulohet për hapat e mëtejme, por siguroi se “plan B” ka në strategjinë e tyre, në rast dështimi të marrëveshjes.

“Plan B gjithmonë ka, do të presim si do të rrjedhin gjërat” tha ai.

Në pyetjen e Portalb se a mund të ketë “bomba” të reja, Shilego u përgjigj: “Gjithcka është e mundshme. Mbrëmë, nuk u respektua afati për formimin e qeverisë. Temat janë të ndishme, ne gjithmonë në kohë do ju informojmë”.

Artan Grubi nga BDI, Bekim Fazliu nga PDSH dhe Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE kanë qenë të pakapshëm për t’u sqaruar rreth qëndrimeve të tyre për dështimin e marrëveshjes dhe hapat e mëtejmë në dialog./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button