‘Paraja’ nesër në Teatrin shqiptar

Nesër mbrëma në skenën e teatrit shqiptar Shkup, shfaqet komedia ‘Paraja’.

Regjisor i shfaqjes ‘Paraja’ është Ilir Bokshi, i cili sjell komedinë intriguese të bazuar në farsën angleze ku gjithçka lidhet me paranë.

Intriga ndodh me  një çante që ngatërrohet në metro, një çantë me dy milion funta që ndryshon rrjedhën e jetës së Perkinsëve.  Në këtë shfaqje luajnë aktorët :  Luran Ahmeti,  Zarije Jonuzi,  Xhevdet Jashari, Amernis Jovanovska Nokshiqi,  Blerim Dardhishta, Fisnik Zeqiri dhe Visar Etemi.

Ndryshe ditë më parë Komedia “Paraja”, e realizuar nga Trupa e Teatrit Shqiptar nga Shkupi ka fituar çmimin e shfaqjes më të mirë në edicionin e 12-të të Festivalit të Teatrove Shqiptare në Maqedoni të zhvilluar në Dibër.

Të gjithë ata që duan ta ndjekin shfaqen biletat mund ti blejnë në Teatrin shqiptar sot deri më orën 17.00, bileta hyrëse kushton 100 denarë ose mund të marrin biletë falas të siguruar nga kreu i Çairit, Izet Mexhiti.

Shfaqja fillon nesër në orën 20:00./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button