Jolevski në takim ministror të A5

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë Zoran Jolevski sot dhe nesër do të marrë pjesë në Takimin ministror gjithëpërfshirës rajonal në formatin A5 – Karta e Adriatikut dhe Procesi SEDM, që do të mbahet në Dubrovnik, Republika e Kroacisë.

Në takim ministrat e mbrojtjes do të bisedojnë për projektet dhe aktivitetet në mbrojtje dhe siguri, si dhe për pjesëmarrjen e mundshme të përbashkët në operacione paqësore, posaçërisht atyre të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.
Siç është paralajmëruar, pritet që ministri Jolevski në margjinat e takimit të realizojë disa takime, midis të cilëve edhe me Evelin Farkash, zëvendës-ndihmëse e Sekretarit për mbrojtje të SHBA-së, ministrin për Siguri Kombëtare të Turqisë, Ismet Jillmaz, ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, Andreja Katiq dhe me nënsekretarin e mbrojtjes së Italisë, Domeniko Rosi.

Në Takimin ministror gjithëpërfshirës do të marrin pjesë ministrat e mbrojtjeve të vendeve nga Evropa Juglindore, midis të cilëve edhe i Sllovenisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Turqisë, Moldavisë, Italisë, Bullgarisë, Malit të Zi, Rumanisë…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button