Barcelona shënon fitore, Mehmedi shpëton skuadrën nga humbja

Barcelona ka shënuar fitore të merituar përballë BATE Borisovit me rezultat të pastër 2:0, në kuadër të Grupit E të Ligës së Kampionëve.

Të dy golat për Barcelonën në këtë takim i shënoj mesfushori kroat Ivan Rakitic, i cili u inkuadrua vetëm nga banka rezervë pas lëndimit të Sergio Robertos.

Pas kësaj fitoreje Barcelona ruan pozitën e parë me 7 pikë, duke lënë Romën në vendin e dytë me 4 pikë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Leverkusen dhe Roma kanë barazuar 4:4 dhe atë fal golit të sulmuesit shqiptar Admir Mehmedi.

Golat për Leverkusenin i shënuan Chicharito 2, Kampl dhe Admir Mehmedi, ndërsa për Romën De Rossi 2, Pjanic dhe Falque.

Pas këtij barazimi, Leverkusen ruan pozitën e dytë me 4 pikë, ndërsa Roma mbetet në vendin e fundit me 2 pikë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button