Suedia dhe Danimarka heqin monedhën cash

Në një kohë kur në Shtetet e Bashkuara diskutohet të feminizojnë kartëmonedhën 10-dollarëshe, në Europë po konceptohet një e ardhme pa para nëpër duar. Pasi ishte vendi i parë që nxori kartëmonedhat bankare në vitin 1961, Suedia mund të bëhet e para që i heq nga qarkullimi. Danimarka gjithashtu po ndjek hapat e fqinjit të saj, madje duke përgatitur edhe një ligj që i lejon tregtarëve të mos pranojnë para në dorë. Sipas “France24” Banka Qëndrore daneze po mendon të mos presë monedhën vendase duke nisur nga 2016.

Një studim i kryer nga Instituti mbretëror i Teknologjisë në Stokolm, shpjegon këtë risi në një vend ku ka vetëm 8.5 miliardë euro në qarkullim, përkundrejt 120 miliardëve që ishin 6 vite më parë. Çka do të thotë se suedezët po përdorin pagesat me para në dorë, gjithmonë e më pak. Këto dy vende janë në pararojë të një lëvizjeje globale.

Ato janë gjithashtu edhe vendet me përdorimin më të madh të pagesave elektronike. Sipas gjigantit amerikan të kartave të kreditit Mastercard, dhjetra vende do të ndjekin shembullin e vendeve nordike dhe do të ndërpresin përdorimin e parasë në dorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button