Saraçini: Rritje drastike e numrit të turistëve

“Ka rritje drastike pozitive të numrit të turistëve, veçanërisht të huaj, si rezultat i masave të njëpasnjëshme qeveritare, aktiviteteve dhe subvencioneve për zhvillim të turizmit”, potencoi ministri Saraçini duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai potencoi se numri i turistëve në Republikën e Maqedonisë, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistikë, rritet për 12 për qind çdo vit. Deri në vitin 2020 qëllimi është ashtu siç tha, të ardhurat nga turizmi të arrijnë 5 për qind nga BPV-ja e tërësishme.
Informon se vitin e kaluar të ardhurat nga turizmi kanë arritur rreth 180-200 milion dollarë ndërsa këtë vit, sipas të dhënave të fundit, janë 138 milion dollarë.
Për atë se sa është përqindja  e pjesëmarrjes  së të ardhurave nga turizmi rural nga të ardhurat e tërësishme të turizmit në vitin 2013, Saraçini njoftoi kredi të volitshme  për zhvillimin e këtij turizmi, ndërsa çdo fshat, nënvizoi mund të planifikojë të bëjë shtëpi rurale turistike promovuese, të cilat do të karakterizohen sipas ligjit.
Ai u bën thirrje autoriteteve lokale sa është e mundur më shumë të përfshihen në promovimin e turizmit.
Njoftoi edhe hapjen e gjashtë deri në shtatë zonave zhvillimore turistike, ku do të ofrohen privilegje  për ndërtimin e hoteleve në Maqedoni.  

Lajme të ngjashme

Back to top button