Protesta masive anti-qeveritare në Malin e Zi

Fundjavën e kaluar, në Malin e Zi u shënuan protestat më masive dhe të dhunshme anti-qeveritare të viteve të fundit. Motoja kryesore e protestave opozitare ishin akuzat për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve dhe represion ndaj fjalës së lirë. Por për analistët, pas tensioneve fshihen përpjekjet e Rusisë për të ndalur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, që pritet të ndodhë brenda këtij viti.

Mali i Zi po kalon përmes zhvillimeve më kritike të viteve të fundit. Është Fronti Demokratik, koalicioni më i madh opozitar vendas, që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Milo Gjukanoviç, njeriut që ka një dominancë absolute prej 24 vitesh, në skenën politike të vendit të vogël ballkanik me mbi 600 mijë banorë.

Opozita konservatore e kryesuar nga Miodrag Lekiç proteston prej më shumë se një muaji në Podgoricë. Kryeministrin Gjukanoviç e akuzojnë për korrupsion, shtypje të fjalës së lirë dhe manipulim të proceseve elektorale, që sipas opozitës i kanë mundësuar atij qëndrimin në pushtet, më shumë se çdo udhëheqës tjetër në rajon.

Por disa analistë vendas i shohin këto tensione si një tentativë për të ndalur antarësimin e Malit të Zi në NATO. Javën e kaluar, Uashingtoni njoftoi se Mali i Zi do të merrte ftesën për antarësim në Aleancën Veri-Atlantike, në takimin dhjetorit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare, një shpërbilm për reformat e vazhdueshme e të suksesshme të qeverisë së Gjukanoviçit në këtë drejtim. Eksperti i sigurisë Dragan Trifunoviç thotë se prapa këtyre protestave fshihen interesat ruse. Këtu ai i referohet deklaratës së Ministrisë së Jashtme ruse pas dhunës në Podgoricë, në protestat e të shtunës. Ministria e jashtme ruse shprehu keqardhjen për trazirat më të fundit në Malin e Zi, që janë rrjedhojë e procesit të përshpejtuar të përafrimit të Malit të Zi në NATO.

Për ekspertin Trifunoviç, është e qartë që kjo është një fushatë kundër NATOs dhe implementim i interesave ruse në vend. Ata duan të “një Pranverë Arabe” në Mal të Zi, të shkaktojnë trazira, të ndjekin politikat e tyre që shkojnë përkundër interesit të banorëve të rajonit.

Mes reagimeve të shumta ndërkombëtare për qetësimin e situatës ishte edhe Doris Pack, një zë i spikatur i Parlamentit Europian në çështjet e Europës Juglindore. Në Tëitter ajo shkroi: “Kryeministër autokrat, e ve veten mbi të gjitha ligjet dhe arreston protestuesit paqësorë. Po reagimi për shtyp i Bashkimit Europian?”.

Kryeminstrit Gjukanoviç, për të cilin u tha fillimisht se ishte larguar nga vendi pas këtyre zhvillimeve, i mbetet kohë deri në fundjavë për t’u dorëhequr dhe për të shpallur zgjedhje të parakohëshme. Në të kundërt, sipas një letre të hapur të opozitës drejtuar atij dhe popullit, fundjavën e ardhshme, protestat do të përshkallëzohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button