Strugë: Ndarja me VMRO-në, demagogji apo realitet?

Edhe pse kanë kaluar më shumë muaj nga deklarimi publik i prishjes së koalicionit në pushtetin vendor ndërmjet partisë së Selës dhe VMRO-së në opinion strugan përflitet se e gjithë kjo ka qenë një teatër politikë që u ka konvenuar politikisht të dy partive, njofton Koha.

Ky përfundim logjik arsyetohet me faktin se pavarësisht prishjes deklarative të koalicionit fill pas ngjarjeve të Kumanovës, pozicionet të cilat i kanë takuar VMMRO-së në nivelin lokal, vazhdojnë të mbahen nga njerëzit të cilët janë nominuar nga kjo parti.

Mosgatishmëria e grupit të këshilltarëve të VMRO-së për të votuar iniciativën për donimin e 10 mijë eurove kontribut për “Lagjen e trimave” vetëm disa ditë pas ngjarjeve në Kumanovë, atëherë provokoi reagimin e fort të këshilltarëve të LR- PDSH-së që të ndërpresin bashkëqeverisjen në nivelin lokal me VMRO-në.

Në emër të grupit të këshilltarëve të LR-PDSH-së, këtë vendim para Këshillit komunal e shpalosi kryetari i Këshillit, Avdulla Qazimoski, i cili theksoi se në këtë qëndrim erdhën pasi jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera, edhe pse në partneritet VMRO nuk ka mbështetur iniciativat dhe qëndrimet e pushtetit vendor të Strugës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button