Derbi i Ligës së Kampioneve në Emirates Stadium

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me gjysmën e ndeshjeve të raundit të tretë të fazës së grupeve, ku spikat përplasja e Emirates Stadium, Arsenal – Bayern Munich.

Për “Topcinjtë” paraqitet mundësia e fundit për të mbetur në garë për një nga dy vendet e para, ose me konkretisht për pozicionin e dytë, pasi Bayerni i Mynihut vështirë se mund ta vërë në diskutim kreun e Grupit F. Arsen Wenger nuk e kishte menduar kurrsesi që Arsenali në dy përballjet e para do të mposhtej si nga Dinamo e Zagrebit në transfertë ashtu edhe nga Olimpiakos në Londër, ndaj në vigjilje në takimit me kampionët e Bundesligës kërkon të mbajë moralin lart duke u shprehur se Arsenali e ka arritur ta mposhtë formacionin e Pep Guardiolës në momentin e tij më të mirë. Po në këtë Grup në stadiumin Maksimir luhet Dinamo e Zagrebit – Olimpiakos, një sfidë e hapur ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren për të rritur shanset për kualifikim.

Në Grupin E, Barcelona pa Lionel Messin, do të kërkojë suksesin në fushën e Bate Borisov, me skuadrën ukrainase që beson se mund të marrë pikë ndaj katalanasve për të përsëritur pse jo edhe fitoren që mori ndaj Romës në ndeshjen paraardhëse.

Ndërkohë verdhekuqtë i pret një transfertë shumë e vështirë me Bayer Leverkusen, që në “Bay Arena”, nuk mund t’ia falë vetes një zhgënjim përballë një rivali direkt.

Në Grupin G përballja më e rëndësishme është ajo mes Dinamos së Kievit dhe Chelseat të Jose Mourinhos, që vjen pas disfatës 2-1 me Porton në transfertë.

Londinezët duhet të paktën të shmangin humbjen për të mos i komplikuar edhe më shumë pozitat në këtë grup. Ndërsa për Porton, fitorja në shtëpi me Macabin e Televivit është detyrim.

Në Grupin H Zeniti i Shën Petërsburgut do të presë Lyonin me objektivin për ta mbyllur s amë parë cështjen e kualifikimit, pasi në dy ndeshjet e para ka marrë pikë të plota. Ndërkohë Valencias nuk i falet të një tjetër fals në Mestalla ku do të presë skuadrën Belge Gent.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button