Fillon edicioni i 11-të i Festivalit të Filmit të Ri Gjerman në Tetovë

Për të njëmbëdhjetën herë me radhë në Tetovë organizohet Festivali i Filmit të Ri Gjerman. Ky festival është i organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Shkup më partnerin e saj lokal Qendrën LOJA, dhe i mbështetur nga ProCredit Bank.

Edicioni i sivjetshëm i festivalit  fillon me datë 20 Tetor (e martë) dhe zgjat deri më 22 Tetor, ndërsa hapja e tij do të bëhet në hapësirat e Qendrës për kulturë në Tetovë në ora 20:00 , kur edhe do shfaqet filmi “ I lindur në dhimbje”.
Festivali zgjat tre netë, me çka në natën e dytë audience tetovare do të mund të shoh filma në dy termine , në ora 18:00 shfaqet filmi “Feniksi” dhe nga ora 20:00 filmi “Hakerët” , ndërsa projektimet e natës së dytë dhe të tretë do të bëhen ne hapësirat e Qendrës LOJA.

Në natën e tretë do të mund të ndiqni tre filma, duke filluar nga ora 16:00, ku shfaqet filmi për fëmijë “Lola në bizele” dhe nga ora 18:00 kemi sërish film për fëmijë “Shpëtojeni Rafin” .
Festivali mbyllet me projeksionin e fundit të datës 22 Tetor, nga ora 20:00 shfaqet komedia “300 fjalë gjermanisht”.

Të gjithë filmat janë me përkthim në gjuhën shqipe dhe maqedonisht.
Në të gjitha projeksionet hyrja është e lirë, dhe janë të mirëseardhur të gjithë të dashamirët e filmit gjerman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button