Mësimdhënësit, Maqedonia me paga më të vogla në rajon

Komisioni Evropian ka publikuar raport me pagat e arsimtarëve dhe drejtorëve për vitin shkollor 2014/2015 në vendet e Bashkimit Evropian si dhe Maqedonisë dhe vendeve të rajonit.

Si përfundim më i rëndësishëm potencohet se pjesa më e madhe vendeve të BE-së, i kanë rritur pagat për dallim nga viti paraprak shkollor 2013/2014.

Sipas raportit të Komisionit Evropian, paga bruto minimale e arsimtarëve të Maqedonisë në nivel vjetor arrin 5.417 euro derisa nëpër shkolla të mesme ajo e profesorëve 5.654 euro derisa paga e drejtorëve të shkollave fillore arrin 7 394 euro apo ndërsa e drejtorëve të shkollave të mesme arrin 7 743 euro.

Pjesë e hulumtimit ishte edhe Serbia dhe Mali i Zi, të cilat kanë rezultuar që kanë paga më të larta se Maqedonia.

Paga bruto minimale e arsimtarëve të Malit të Zi në nivel vjetor arrin 6433 euro, derisa nëpër shkolla të mesme ajo e profesorëve sërish 6433 euro, paga e drejtorëve të shkollave fillore arrin 9 333 euro ndërsa e drejtorëve të shkollave të mesme arrin po ashtu 9 333.

Gjithashtu edhe në Serbi pagat janë më të larta duke filluar nga ajo e arsimtarëve në shkolla fillore 6734 euro, mësimdhënësve në shkolla të mesme 6734 euro, drejtorit në shkolla fillore 8081 dhe drejtorit në shkollë të mesme 8081.

Kurse nuk ka infrmacione për pagat në Kosovë dhe Shqipëri.

Mësimdhënësit e shkollave në Maqedoni gjatë viti shkollor të kaluar bojkotuan për disa javë mësimin si dhe protestuan duke kërkuar rritje të pagës, gjë që nuk u miratua.

Nga Sindikata për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SASHK), thonë për Portalb, se në marrëveshjen e u arrit mes këtij institucioni dhe MASH u la hapësirë që të diskutohet mbi rritjen e pagave.

“Ne dhe MASH do të vazhdojmë bisedimet dhe do të shqyrtohet nevoja reale për rritjen e pagave të arsimit”, thonë nga SASHK.

Ndërkaq mësimdhënësit në Maqedoni shprehen se problemet teknike, dhe rroga minimale, e bëjnë pozitën e mësuesit më të vështirë se kurrë.

Ndryshe, paga më të mëdha marrin arsimtarët në Luksenburg edhe atë nëpër shkolla fillore 72.000 euro në vit, ndërsa profesorët nëpër shkolla të mesme 80.600 euro në vit./ Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button