LSDM: Kotevski kalon nga “MVRO” në VMRO

Pas publikimit të lajmit se zëdhënësi dhe ndihmësministri i MPB-së, Ivo Koteski nga nesër do të bëhet drejtor në Qendrën për Marrëdhënie me Publikun, partia opozitare LSDM ka reaguar duke thënë vlerësuar se ky gjest vetëm se e vërteton politizimin e MPB-së, njofton Portalb.

“Transferimi i Ivo Kotevskit nga zëdhënës dhe ndihmësministër i MPB-së në drejtor i Qendrës për Marrëdhënie me Publikun në VMRO-DPMNE, edhe njëherë e vërteton politizimin në MPB. Ministria në periudhën e kaluar ka funksionuar si zyrë partiake e VMRO-DPMNE-së, ose si “MVRO-VMRO”, me vulën e ish ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska. Arsyet se përse Kotevski ik nga MPB para ardhjes së ministrit të ri, publiku së shpejti do t’i kuptojë”, thuhet në deklaratën e MPB-së, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button