Pandeli Majko ironizon me Marrëveshjen e Ohrit

Marrëveshja e Ohrit ka mbetur në “kalendat greke”, nëse mund ta quajmë kështu me gjysmë ironie, kështu është shprehur ish kryeministri shqiptar Pandeli Majko gjatë intervistës së tij të fundit për gazetën Express, transmeton Portalb.

Majko në intervistë ka dhënë qëndrimin e tij mbi pozitën e shqiptarëve në Ballkan dhe të ardhmen e kombit.

“Ajo që më shqetëson është që Kosova të mos humbasë në tavolinën e bisedimeve gjërat që ka fituar në Gjykatën Ndërkombëtare”, ka thënë Majko.

Ish kryeministri i Shqipërisë ka folur edhe për vrasjet që kanë ndodhur në shtetin e tij në kohën kur në Kosovë ishte luftë.

“Mendoj se kur vriten shqiptarët mund të jetë dorë shqiptare por jo gjithmonë kjo do të thotë se pas një historie qëndron një shqiptar”, ka thënë Majko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button