7 prokurorët e ekipit të Janevës e kanë refuzuar betimin, Këshilli i Prokurorëve nuk lëshon pe

Sot u desh të betohen solemnisht 7 prokurorët e zgjedhur të ekipit të prokurores speciale, Katica Janeva. Por, për shkak që Këshilli i Prokurorëve nuk i ka pranuar 14 prokurorët e propozuar nga Janeva, ajo ka bërë thirrje që edhe këto 7 prokurorët tjerë të mos e bëjnë betimin, dhe kështu ndodhi, prokurorët nuk prezantuan që të betohen para Këshillit të Prokurorëve, raporton Portalb.

“Sot duhej të jepnin betimin 7 prokurorët ndihmës, por shohim se ata nuk kanë ardhur. Nga ministri i Drejtësisë morëm letër, nga ku kërkohet që të mbajmë seancë për zgjedhjen e 7 të tjerëve, por ne kemi sjellë vendim se duhet vetëm 7, por duhet theksuar se ne kemi edhe mungesë të prokurorëve, ne aq kemi mundësi. Te disa prej të propozuarve ka edhe konflikt interesi. Fillimisht janë 7 të mjaftueshëm, nëse më vonë i duhen edhe më tepër do ta shqyrtojmë kërkesën”, ka thënë kryetari i Këshillit të Prokurorëve Petar Anevski, raporton Portalb.

Të gjitha partitë politike kërkojnë zgjedhjen e 7 prokurorëve të mbetur, të cilët nuk i votoi Këshilli i Prokurorëve. Në takimin e mbrëmshëm, partitë politike kanë firmosur një letër drejtuar Ministrit të Drejtësisë Adnan Jashari, nga i cili kërkojnë t’i apelojë Këshillit të Prokurorëve për të votuar edhe pjesën e mbetur të prokurorëve. Gjithashtu, do t’i bëjnë thirrje edhe Gjykatës Kushtetuese që sa më shpejtë të marrë vendim për iniciativën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për Prokurorinë Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button