Në Shkup fillon Kampionati Evropian i Klubeve në Shah

Vet fakti se një pjesë e madhe e lojtarëve botërore të shahit marrin pjesë në këtë kampionat, flet për cilësinë e tij, deklaroi për Anadolu Agency, Marjan Mitkov, organizator teknik i Kampionatit Evropian të Klubeve në Shah.

Kryeqyteti i Maqedonisë gjatë ditëve të ardhshme do të jetë mikpritës i Kampionatit Evropian të Klubeve në Shah, në të cilin marrin pjesë rreth 480 pjesëmarrës, përfaqësues të 24 klubeve evropiane prej 46 vendeve, raporton Anadolu Agency (AA), transmeton Portalb.

Vet fakti se një pjesë e madhe e lojtarëve botërore të shahit marrin pjesë në këtë kampionat, flet për cilësinë e tij, deklaroi për AA, Marjan Mitkov, organizator teknik i Kampionatit Evropian të Klubeve në Shah dhe anëtar i klubit të shahut nga Maqedonia “Gambit Aseko SEE”.

“Prej 30 lojtarëve botërorë, në këtë garë marrin pjesë 25 prej tyre, që vetvetiu flet për cilësinë e kësaj gare”, tha Mitkov duke treguar se klubet e Maqedonisë që marrin pjesë në këtë eveniment në nivel evropian kanë gjasa reale për plasim të mirë.

“Sot është xhiroja e parë. Kemi dy klube që renditen lartë në listën fillestare, ashtu që edhe në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave kemi gjasa për të fituar medalje, shpresojnë të kemi plasim të suksesshëm për klubin ‘Alkaloid’ në konkurrencë të meshkujve, ndërkaq ne si nikoqir kemi ekip të shkëlqyeshëm në konkurrencë të femrave..”, thekson ai.

Organizatori i Kampionatit Evropian të Shahut thekson keqardhje që në këtë garë nuk ka pjesëmarrës nga vendet e rajonit.

aa_picture_20151018_6560889_web“Fatkeqësisht nuk kemi përfaqësues nga vendet e rajonit, kryesisht janë vendet evropiane që marrin pjesë në këtë kampionat. Konkurrent kryesor në garën e meshkujve është ekipi nga Azerbajxhani….ndërsa një ekip nga Gjeorgjia është favorit në konkurrencë të femrave”, u shpreh Mitkov.

Ai konsideron se shahu është një lojë e cila kontribuon në zhvillimin mental të fëmijëve, prandaj duhet të jetë gjithnjë e më i popullarizuar në mesin e të rinjve, sepse është i dobishëm për shumë arsye. Shpreson se shahu si sport, pas këtij kampionati evropian, i cili mbahet në Maqedoni, do të jetë më i përfaqësuar tek të rinjtë.

“Shahu si lojë kontribuon shumë në zhvillimin mental të fëmijëve dhe sigurisht se me rekomandim të Unionit Evropian të Shahut dhe Këshillit Evropian është vendosur nëpër shkollat e shumë vendeve. Në Maqedoni përmes Agjencisë për të rinj dhe sport është vendosur si sport obligues në klasën e gjashtë të arsimit fillor, shpresoj se pas këtij turniri ky sport do të popullarizohet akoma më shumë”, thekson Mitkov, duke shtuar se organizatorët komuna Karposh e Shkupit, Qyteti i Shkupit dhe Agjencia për sport dhe të rinj kanë përpjekje të mëdha që organizimi të jetë në nivelin më të mirë të mundur.

Mitkov rrëfeu se fondi shpërblyes i Kampionatit Evropian të Klubeve në Shah është 45 mijë euro, prej të cilave 30 mijë euro dedikohen për konkurrentët meshkuj, ndërsa 15 mijë euro për femrat.

Motoja e sivjetme e turneut është “Lufta e mendjeve”, ndërsa organizatorët në hapjen e kësaj gare dëshiruan sukses të gjithë garuesve, duke dëshiruar që të fitojë ai që është më i mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button