Ja si mund ta zbuloni se ju tradhton

Shkencëtarët kanë zbuluar se mënyra më e mirë për të zbuluar se partneri juaj po u tradhton është duke i parë atij gjatësinë e gishtave.

Ekspertët e Universitetit të Oksfordit kanë zbuluar se njerëzit që e kanë gishtin e unazës më të gjatë se gishtin tregues kanë më shumë gjasa të tradhtojnë.

Ata, të cilët e kanë gishtin e unazës dhe atë tregues në të njëjtën gjatësi, ka më shumë gjasë që të jenë besnikë ndaj partnerëve.

Mesa duket gjithçka lidhet me nivelin e testosteronit në trupin e një personi.

Ata që kanë nivele të larta testosteroni kanë më shumë dëshirë për të tradhtuar.

Sipas raportit, gjatësia e gishtit tregues përcaktohet përpara lindjes.

Ekspertët thonë se ndikimi vjen nga niveli i hormoneve seksuale ndaj të cilëve janë ekspozuar bebet kur janë në bark.

Kërkimi u bazua tek 1300 persona në Britani dhe SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button