Dita botërore e kursimit; qytetarët s’mund tia dalin, e ku më të kursejnë!

Sot është dita botërore e kursimit. Por, sa pagat dhe standardi në Maqedoni lejon të kursehet, mbetët një pikëpyetje e madhe.

Të kursejnë ndoshta munden vetëm ata që kanë të hyra më të mëdha, ose që kanë biznese private, ndërsa më një pagë minimale prej 300 eurosh nuk mund të kursehet, thonë qytetarët.

‘Jam nikoqir i familjes pesë anëtarëshe, tju them të drejtën vetëm bashkëshortja nuk punon të tjerët punojmë. Të hyrat në shtëpi janë diku 1 mijë euro por nuk mund të kursehet. Standardi është i lartë, të shkohet në punë, të ushqehemi, të paguajmë rrymë, ujë, telefon, internet… Standardi është shumë i lartë për të kursyer’ tha Vehap S. punëtor.

‘Me pagat që marrim si nëpunës shtetëror prej 20 mijë denarësh nuk mund ti dalish muajit në fund, e ku të kursesh. Jeta është e shtrenjtë shumë në Shkup, paramendoni një kafe të pish me shoqëri të duhen minimum 100 denarë, e mos flasim për gjëra tjera’ tha Drita Mustafa.

‘Kursej aq sa mundem, sidomos monedha të hekurit. Për më shumë skemi mundësi’ tha Sumeja, studente.

‘Kam shprehi të kursimit, sidomos kohën e fundit monedhat e hekurit i fus në shishe të plastikës’ tha Muhamet D.

Dita botërore e kursimit, e cila festohet si kujtim i Kongresit të parë ndërkombëtar të kursimoreve të mbajtur në këtë ditë në vitin 1924 në Milano.

Pjesëmarrësit në Kongres janë dakorduar se kursimi është shumë i nevojshëm për zhvillimin e njerëzimit, si dhe për ringjalljen e luftës kundër shfrenimit. Ky vendim është miratuar nga ana e 350 delegatëve nga 27 vende, të cilët paraqisnin rreth njëqind milionë kursimorë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button