Ambasadori i Holandës: Prokurores speciale t’i mundësohet kryerja detyrës

Ambasadori i Holandës Vauter Plomp, në një intervistë për Vest e ka komentuar situatën e krizës politike në vend, duke shtuar se për dalje nga kriza duhet të ketë vullnet politik.

“Kam respekt për të gjithë ata që duan ta balancojnë problemin e krizës politike që të arrijnë një kompromis të përbashkët. Gjithçka është e mundur kur ekziston vullnet politik që të arrihet qëllimi. Por, gjithashtu është e rëndësishme të respektohen marrëveshjet të cilat janë sjellë.

Plomp, nuk ka ngurruar të flasë edhe për Prokurorinë Speciale, gjegjësisht për prokuroren e zgjedhur që do të qëndrojë në krye të këtij institucioni, në lidhje me problemet me të cilën ballafaqohet ajo që në fillimin e nisjes së punës.

“Sa i përket Prokurorisë Speciale, është pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Përzhinos. Ligji për Prokurori Speciale është i qartë, prokurores speciale duhet t’i mundësohet që ta kryejë detyrën për të cilën është ngarkuar nga marrëveshja e katër partive politike. Holanda e mbështet procesin reformues të Maqedonisë, dhe do të vazhdojë t’i mbështetë të gjitha aktivitetet të cilat e promovojnë qeverisjen e drejtë nëpërmjet programit tonë”, ka thënë ambasadori i Holandës në Maqedoni Vauter Plomp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button