Rama: Me SHBA-të në çdo front, brenda dhe jashtë

Kryeministri Edi Rama është takuar me zv/ndihmësin e Sekretarit të Shtetit amerikan Hoyt Brian Yee në Kryeministri.

Ai i premtoi zv/ndihmësit amerikan së marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-të do të fuqizohen edhe më shumë.

“Me SHBA-të në çdo front, brenda dhe jashtë. Ndër pikat ku politika shqiptare nuk ndahet, miqësia e partneriteti me SHBA-të dhe aleancat në krah të SHBA-ve, janë e do të mbeten një pikë kryesore.Ndërsa kjo qeveri përkatësinë e Shqipërisë në këtë miqësi, partneritet e aleancë të pandashme, e lexon edhe si detyrim për t’u udhëhequr edhe në qeverisjen e vendit tonë nga vlerat e parimet që SHBA-të mishërojnë e promovojnë si një shembull i shkëlqyer lirie, demokracie, prosperiteti të bazuar në respektin për individin e në konkurrencën e lire”, shkruan Rama në FB, transmeton shekulli.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, zëvendës-ndihmës/sekretarit të Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Hoyt Yee është takuar me presidentin Nishani, kryeparlamentarin Ilir Meta, mnistrin e Jashtëm Bushati dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Lajme të ngjashme

Back to top button