Tajlanda pro pranimit të Kosovës në UNESCO

Tajlanda e cila është anëtare e Bordit Ekzekutiv të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), ka deklaruar publikisht se do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ka bërë të ditur zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi i cili gjendet në Bangkok, ku po qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Tajlandës, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë pritjes nga Virasakdi Futrakul, zëvendësministri i Jashtëm i Tajlandës, njëherësh këshilltari për Punë të Jashtme të kryeministrit tajlandez dhe anëtari i parlamentit, ka konfirmuar mbështetjen e këtij vendi të Lindjes së largët.

Zëvendësministri Futrakul e përshëndeti progresin që Kosova ka shënuar në vitet e fundit dhe bëri me dije se Tajlanda do të votojë Kosovën në UNESCO duke ftuar që dy qeveritë ta zgjerojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Zyrtarët e dy vendeve u pajtuan për një seri marrëveshjeve bilaterale që mund të nënshkruhen në muajt në vijim.

Ndërkohë, javën e ardhshme pritet që Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s të votojë pro rekomandimit që Asambleja e Përgjithshme e kësaj agjencie ta votojë anëtarësimin e Kosovës, në mbledhjen e cila do të mbahet në fillim të nëntorit, në Paris.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button