Ziadin Sela takon ambasadoren e OSBE-së Nina Suomalainen

Kryetari i Lëvizjes për reforma PDSH, Ziadin Sela, realizoi takim në zyrat e OSBE-së në Shkup, me udhëheqësen e Misionit, Ambasadoren, Nina Suomalainen.

Në këtë takim është biseduar për situatën aktuale politike në vend, për situatën e sigurisë, rrjedhën e bisedave dhe zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos, si dhe çështje të tjera politike me interes të dyanshëm.

Gjatë takimit Sela ka shprehur qëndrimin se Maqedonisë i duhen reforma thelbësore të sistemit, parakusht i së cilës duhet të jetë dekriminalizimi i plotë i skenës politike, si pasojë e së cilës erdhi kriza politike aktuale. Në vazhdim z.Sela ka potencuar angazhimin e tij për të mos lejuar përsëritjen e gabimeve të partive politike nga e kalura, për të cilën ka kërkuar mbështetje edhe të bashkësisë ndërkombëtare.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button