SHBA-ja dyshon se droni i rrëzuar në Turqi është rus

SHBA-ja dyshon se aeroplani, të cilin Turqia e ka rrëzuar sot është një fluturake ruse pa pilot, deklaroi përfaqësuesi amerikan, i cili shtoi se ky ende nuk është informacion zyrtar, lajmëroi BTA.

Përfaqësuesi amerikan nuk dha detaje tjera në lidhje me këtë rast.

Armata turke kumtoi paraprakisht se ka rrëzuar një fluturake të paidentifikuar, e cila ka hyrë tre kilometra në hapësirën ajrore turke përmes kufirit me Sirinë, pasi paraprakisht deri te ajo ishin drejtuar tre paralajmërime, shkruan gazeta “Miliet”.

1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button