Siri, nga sulmet ajrore të Rusisë të enjten vriten 56 civilë

Burimet lokale pretendojnë se 35 persona janë vrarë në qytetin al-Ghanto, 15 në Teir Maalah ndërsa gjashtë të tjerë në qyterin Talbiseh.

Gjatë sulmeve ajrore ruse ndaj zonave të kontrolluara nga opozita në provincën siriane Hums të enjten, janë vrarë 56 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet lokale pretendojnë se 35 persona janë vrarë në qytetin al-Ghanto, 15 në Teir Maalah ndërsa gjashtë të tjerë në qyterin Talbiseh.

Burimet shtuan se forcat e opozitës arritën t’i kundërvihen forcave të regjimit sirian në provincën veriore Hums duke vrarë një oficer të lartë, i cili ishte udhëheqës në ofenzivën tokësore të regjimit në afërsi të qytetit Teir Maalah.

Rusia më 30 shtator filloi me sulmet ajrore në Sirinë e përfshirë nga lufta civile. Sipas Kremlinit, sulmet kanë për qëllim mbështetjen e regjimit të presidentit sirian Assad në luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Turqia dhe Perëndimi në anën tjetër akuzojnë Rusinë se ka në shënjestër të sulmeve grupet e opozitës së moderuar në Siri që janë kundër Assadit, shumica prej të cilëve kanë mbështetje nga Ankaraja dhe Washingtoni.

Të paktën 250,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i konfliktit sirian në vitin 2011, 7,6 milionë janë zhvendosur brenda vendit, ndërsa mbi katër milionë kanë gjetur strehim në vendet fqinje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button