Mehmet Görmez: OKB dhe vendet e mëdha kanë harruar miliona muslimanë

Görmez duke përgëzuar ata që mbrojnë vlerat e shenjta të Aksa-së dhe duke dënuar ato që okupojnë Aksa-në dhe hyjnë me çizme brenda, u shpreh se “Hyrja e izraelitëve në Aksa, ka hapur një plagë të thellë në zemrën e muslimanëve”.

MUHAMMED ŞEYH YUSUF – Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez ka theksuar se “Iniciativa e Izraelit për ndarjen kohore dhe hapësinore të Mesxhid-it Aksa, është vija e kuqe e të gjithë muslimanëve”, raporton Anadolu Agency (AA).

Görmez, në “Sesionin e 1-rë të Samitit të Liderëve Fetarë të Vendeve Muslimane të Azi-Paqësorit” të organizuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare (Diyanet) dhe i mbajtur me pjesëmarrjen e liderëve dhe përfaqësuesve të cilët përfaqësojnë muslimanët që jetojnë në vendet e Azisë dhe të Paqësorit, për gazetarin e AA-së ka dhënë vlerësimet në lidhje me planin ndarës të qeverisë së Tel Avivit për Aksa-në dhe shkaqet e shfaqjes së grupeve radikale në botën islame.

Ai duke shprehur se “Turqia nuk e shikon Aksa-në vetëm nga kuptimi historik dhe kulturor por e shikon atë si një çështje besimi në lidhje me identitetin e muslimanëve”, ka theksuar se “Izraeli ka qëllim të ndajë nga pikëpamja kohore dhe hapësinore Mesxhid-in Aksa. Kjo është vija e kuqe për të gjithë muslimanët që jetojnë në rajon dhe Kryesia e Çështjeve Fetare e Turqisë e ka të pamundur ta pranojë këtë ndarje”.

Görmez duke përgëzuar ata që mbrojnë vlerat e shenjta të Aksa-së dhe duke dënuar ato që okupojnë Aksa-në dhe hyjnë me çizme brenda, u shpreh se “Hyrja e izraelitëve në Aksa, ka hapur një plagë të thellë në zemrën e muslimanëve”.

– Problemi themelor i rajonit, Izraeli-

Duke u shprehur se bota islame ndodhet në rrethin e zjarrit Görmez, ka vlerësuar se: “Shumë vende islame ndodhen nën kthetrat e luftës, rrënimit dhe radikalizmit. Por arsyeja kryesore për këtë problem dhe burimi i të këqijave është pushtimi i territoreve palestineze dhe Aksa-së nga Izraeli. Luftërat në vendet e Gjirit, pushtimi i Irakut nga SHBA (2003-2011) dhe shkaku kryesor i problemeve në Siri është Izraeli dhe pushtimi që bën. Sepse OKB-ja dhe vendet e mëdha janë përqendruar vetëm në sigurinë e Izraelit dhe kanë harruar miliona muslimanë”.

Görmez duke e cilësuar si “problemin më të madh” dhënien e rëndësisë në këtë gradë çështjes së Izraelit ka vazhduar fjalët tij: “Rënia e shtetit Osman afërsisht 100 vjet më parë ishte në natyrën e përgatitjes për formimin e Izraelit në (1948) i cili pushtoi Palestinën, zhvendosi shumë palestinezë, ndau Jerusalemin në atë lindor dhe Perëndimorë dhe ndërtoi murin e Berlinit”.

– Shfaqja e grupeve radikale në botën islame-

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë, duke theksuar se duhet të mendohet mbi shfaqjen e organizatave radikale në shumë vende të rajonit dhe vendeve islame u shpreh se: “Këtë mund ta vërejmë në Afganistan i cili ishte në pozicionin e qendrës të Islamit të pastër ku dhe shumë dijetarë janë rritur këtu. Por pas pushtimit të Bashkimit Sovjetik (1979-1988) dhe të SHBA-së (2001-2014) në Afganistan u shfaqën talebanët dhe Al-Kaida. Këto organizata nuk i nxori në pah struktura e Afganistanit, por pushtimi i forcave të jashtme”.

Görmez duke vënë në dukje se shfaqja e organizatave radikale nuk mund të shpjegohet vetëm me shkaqe të jashtme ka theksuar se “mendimet tekfir, keqkuptimi i teksteve fetare islame, dhe nga përqendrimi i këtyre organizatave vetëm mbi fjalët duke mënjanuar kuptimin si dhe nga dhënia e fetvave sipas rastit duke trilluar nga një hadith” janë elementë të cilët kanë përgatitur bazën për shfaqjen e organizata nga brenda.

– “Ata keqkuptojnë konceptin e xhihadit në Islam”-

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë, Görmez, ka theksuar ndër të tjera se organizatat radikale kanë gabime në të kuptuarit e konceptit të xhihadit dhe ka shtuar më tej se: “Këto deklarojnë si të pa fe ata që nuk besojnë në rrugën, besimin e tyre, dhe ato persona që i cilësojnë si të tillë i vrasin dhe më pas shprehen se jemi duke bërë xhihad. Zgjidhja e vetme e këtij problemi është kuptimi i qartë i Islamit, duke lënë mënjanë debatet e akidesë, formalizmin dhe ftesat e ngurta”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button