Erdogan dhe Obama dakortësohen të thellojnë bashkëpunimin kundër DAESH

Obama dhe Erdogan ranë dakord gjithashtu edhe për nevojën urgjente që ti vihet fundi sulmeve të PKK-së në Turqi

Presidenti amerikan Barak Obama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një bashkëbisedim të enjten, kanë folur për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër DAESH-it, raporton Anadolu Agency.

Të dy liderët gjatë një bisede telefonike kanë përsëritur qëndrimin e tyre të përbashkët që të  rrisin presionin ushtarak mbi DAESH-in dhe të forcojnë opozitën të moderuar siriane që të krijohen kushte për zgjidhje të konfliktit me anë të bisedimeve duke përfshirë edhe tranzicionin politik, tha Shtëpisa e Bardhë.

Turqia, e cila kufizohet me Sirinë, është anëtare e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të që lufton shkatërrimin e DAESH-it. Koalicioni synon që përfundimisht të shkatërrojë militantët dhe të inicojë një tranzicion politik në Siri, pa presidentin Bashar al-Asad.

Obama dhe Erdogan ranë dakord gjithashtu edhe për nevojën urgjente që ti vihet fundi sulmeve të PKK-së në Turqi, një organizatë kjo që është shpallur terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja.

Që nga korriku, mbi 150 anëtarë të forcave turke të sigurisë janë martirizuar,  më shumë se 2,000 terroristë të PKK janë vrarë pasi prishjes së armëpushimit i cili zgjati dy vjet e gjysmë.

Gjatë  bisedës, Obama dënoi  sulmin terrorist të 10 tetorit në kryeqytetin turk Ankara, ku mbetën të vrarë 99 persona.

“Obama ka shprehur ngushëllimet si edhe solidaritetit e SHBA-ve lidhur me kërcënimet e sigurisë me të cilat përballet Turqia” kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Sulmi i së shtunës ishte sulmi më vdekjeprurës terrorist në historinë e Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button