Padi penale për 16 persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje-dhënie ryshfet

Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të përpunimit operativ “Gjelbër” deri te Prokuroria Publike-Shkup, ka paraqitur padi penale për 16 persona, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhe marrje-dhënie ryshfet, njoftojnë nga MPB.

Nga ata, 7 janë persona zyrtarë të punësuar në Ministrinë për Mjedisin Jetësor dhe Inspektoratin Shtetëror për Mjedis Jetësor, ndërkaq 9 persona janë pronarë, udhëheqës ose njerëz zyrtare në firma.

Ashtu siç ka njoftuar MPB, në bazë të urdhrit dje janë arrestuar tre të dyshuar, ndërkaq personi i katërt për të cilin është dhënë urdhër arresti nuk ndodhet në Maqedoni.

Tre të dyshuarit janë dorëzuar para gjyqtarit i cili u ka dhënë masa për kujdes, gjegjësisht ndalesë për ta lëshuar vendbanimin, për të cilën edhe u janë marrë dokumentet për udhëtim dhe kanë për detyrë që të lajmërohen në Gjykatë, gjithashtu e kanë të ndaluar të punojnë.

Të paraqiturit, kanë kryer inspektime dhe më pas në proces verbalet e mbarimit të kontrollit u kanë shkruajtur të dhëna të rrejshme, të cilat nuk kanë qenë të njëjtë me gjendjen, me qëllim që të mos të dënuar, ndërkaq të favorizohen subjektet tjera juridike, që më pas ka vazhduar që në mënyrë të jashtëligjshme ta kryejnë detyrën dhe për llogari të kësaj, kanë siguruar pronë të jashtëligjshme.

Që kjo të realizohet, të dyshuarit pronarë dhe udhëheqës të subjekteve juridike, të paraqiturve-personave zyrtarë, u kanë siguruar, gjegjësisht u kanë dhënë ryshfet të një pjese të mjeteve, shërbime hotelierike dhe udhëtime në shtet dhe jashtë shtetit në mënyrë të jashtë-ligjshme për shkak se subjektet juridike nuk i kanë përmbushur dokumentacionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button