Maqedoni: 13 persona në ditë vdesin nga kanceri

U promovua Lidhja e sapoformuar për luftë kundër kancerit ‘Masborak’

20 persona në dit sëmuren nga kanceri, ndërsa 13 prej tyre vdesin çdo ditë në Maqedoni.

Kështu thonë të dhënat zyrtare të Orgnizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në raportin e vitit të kaluar, tha Jovica Prijeviq, kryetar i Lidhjes së posaformuar për luftë kundër kancerit ‘Masborak’.

 ‘Situata në Maqedoni karakterizohet si e keqe. Gjithnjë e më shumë rritet numri i personave që sëmuren prej kancerit. Agjencia Internacionale pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tregon se në vitin 2012 ka 7330 persona të sëmurë nga kanceri, përkatësisht rreth 20 persona në ditë. Informacion edhe më i keq është se vdekshmëria është shumë e madhe, më saktë vitin e kaluar kanë vdekur 4625 persona, ose me fjalë të tjera, 13 persona në ditë vdesin nga kanceri në Maqedoni’ tha Prijeviq.

Karakteristike është se derisa nëpër botë vdekshmëria bie, në Maqedoni vdekshmëria rritet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button