SHBA-ja ka refuzuar bisedimet me Rusinë për çështjen e Sirisë

Qeveria e SHBA-së, ka refuzuar të takohet me delegacionin e udhëhequr nga Kryeministri rus, Dimitri Medvedev, në lidhje me zhvillimet në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e përditshme për shtyp zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest është pyetur se pse SHBA-ja nuk dëshiron të takohet me delegacionin rus.

Earnest tha se nuk është takuar me askënd nga zyra e Medvedevit dhe theksoi se “Nëse duhet të jem shum i qartë, derisa Rusia nuk do të ndërmarrë hapa konstruktive kundër DAESH-it, nuk kemi ndërmend të takohemi me ta”.

Earnest deklaroi se rusia është duke vepruar në përputhje me axhendën e tyre të ndryshme në Siri dhe se nuk është befasuar nga kërkesa e rusve për takim me administratën amerikane.

“Nuk u besafova nga ajo që Putini në një mënyrë të dëshpëruar ka dërguar të autorizuarin në rendin e dytë më të lartë të qeverisë ruse në qeverinë amerikane që ti bindë për t’u bashkuar me to” tha Earnesti.

Zëdhënësi Earnest deklaroi:

“Kjo kërkesë është ashtu sikurse të bisedoni me dikë të shurdhër. Kjo nuk është një situatë e lidhur vetëm me amerikën, në të njëjtën kohë është e lidhur edhe me 65 shtete të tjera që luftojnë kundër DAESH-it. Marrim raporte se forcat e Iranit ende janë duke u mbledhur në Siri. Jemi duke e ndjekur këtë situatë nga afër”.

Earnest ghithashtu theksoi se për momentin vetëm Assadi dhe Irani janë duke punuar në një mënyrë të koordinuar me rusinë edhe se ai nuk është befasuar nga kërkesat e rusisë për takim me qeverinë amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button