SHBA do të vazhdojë luftën kundër DAESH, pavarësisht sulmeve të Rusisë

SHBA-të do të vazhdojnë luftën kundër organizatës terroriste DAESH pavarësisht aksioneve të fundit të Rusisë atje, bëri të ditur të mërkurën kreu i Mbrojtjes amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).

Ashton Carter e përshkroi sjelljen e Rusisë në rajon si “joprofesionale”, duke shtuar  se një qasje e fortë strategjike është ndërmarrë nga aleatët e NATO-s si kundërpërgjigje.

“Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të penguar agresionin, ndikimin e keq dhe destabilizues të Rusisë”, tha ai gjatë fjalimit në takimin vjetor të armatës.

Shtëpia e Bardhë më vonë e pranoi se ka refuzuar ofertën e dërguar të një delegacioni rus të kryesuar nga kryeministri, Dmitri Medvedev.

“Ne kemi thënë se nuk jemi të interesuar për të bërë atë për aq kohë sa Rusia nuk është e gatshme të jap kontribut konstruktiv në përpjekjet tona kundër DAESH-it”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

“Ne do të mirëpresim kontributin konstruktiv rus që integrohet me përpjekjet ndërkombëtare kundër DAESH-it, që është në zhvillim e sipër, mirëpo Rusia ka plan të ndryshëm”, tha ai.

Earnest tha se presidenti rus Vladimir Putin ishte i gatshëm të dërgojë kryeministrin e tij në SHBA në mënyrë që së bashku me SHBA-të të zhvillojnë aksione unilaterale brenda Sirisë.

Putin të mërkurën tha se Rusia i ka ofruar SHBA-ve negociata për një zgjidhje për Sirinë në nivel të lartë ushtarak-politik.

Rusia filloi operacionet ajrore në Siri më 30 shtator. Kremlini pretendon se këto sulme kanë për qëllim mbështetjen e forcave të aleatit rus, presidentin Bashar al-Assad, kundër DAESH-it, por NATO ka akuzuar Rusinë për shënjestrimin e grupeve opozitare të Assad-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button