Publikohet Deklarata për resurse të hapura arsimore në Maqedoni

Me rastin e Javës botërore të qasjes së hapur 2013, Aleanca për resurse të hapura arsimore e publikoi Deklaratën për resurse të hapura arsimore në Maqedoni, me të cilën mobilizohet përkrahje e gjerë për përmirësimin e arsimit të hapur. Në periudhën e ardhshme do të ketë një aksion për avancimin dhe zbatimin e resurseve të hapura arsimore nga ana etë gjithë faktorëve relevantë nga komuniteti arsimor dhe shkencor, si dhe nga sektori qeveritar, qytetar dhe ai afarist.

Deklarata për RHA-të në Maqedoni bazohet në Deklaratën për resurse të hapura arsimore të UNESKO-s, të miratuar në Paris, në vitin 2012. Java e qasjes së hapur shënohet për të shtatin vit me radhë, në periudhën prej 21 – 27 tetor me temën “Qasja e hapur: Ridefinimi i ndikimit”.

Qëllimi i Aleancës është të krijojë një mjedis për pranim të Deklaratës për RHA-të në Republikën e Maqedonisë, me çka do të mundësohet avancim i konceptit për arsim të haour me qëllim të ngritjes së kualitetit të gjithë sistemit arsimor.

Aleanca për resurset e hapura arsimore është një grup që përbëhet nga individë, organizata, institucione të cilët funksionojnë si një rrjet joformal me një qëllim të përbashkët – ngritjen e vetëdijes dhe kapacitetit të publikut akademik dhe shkencor për krijimin dhe shfrytëzimin e resurseve të h?pura arsimore në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button